Sola Ice Tea Breskev

Çdo ditë është e mbushur plot me mundësitë të cilat mund t'i shfrytëzosh në mënyrën tënde. Por duke qenë se asgjë nuk ecën pa ndonjë nxitje të mirë, këtu janë lëngjet Sola 100% me shije molle dhe portokalli. Janë të përsosur me çdo mëngjes, zemër, pushim në shkollë, drekë, midis takimeve, darkë, pije pas stërvitjes ose kur të shijon më shumë. Për më tepër, janë plot me vitamina dhe ta bëjnë ditën 100% #SolaOn

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 160 kJ/38 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 9,2 g
Prej të cilave sheqerna: 9,1 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g

Ice Tea Breskev

Sola Ice Tea Brusnica

Ice Tea boronicë e kuqe


Ngjyra kuqe e këtij çaji të ftohtë bie në sy menjëherë, ndaj ai mbretëron me vite në të gjitha raftet e supermarketeve dhe tavolinat familjare. Nëse nuk e keni provuar ende, imagjinoni këtë simfoni të boronicës së kuqe amerikane, mollës dhe limonit të cilët shkojnë aq mirë njëra me tjetrën, sa hapja e kapakut me një ditë të nxehtë vere. Qoftë në shishe plastike 0,5 ose 1,5 l, gjithmonë na bën për vete.

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 159 kJ/37 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 9,1 g
Prej të cilave sheqerna: 9,1 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g
Sola Čaj

Nëse jeni afër pikës së vlimit, rekomandojmë të provoni këtë çaj misterioz i cili u mbajt i fshehtë nga stër-stër-stër-stërgjyshet tona dhe ndoshta edhe nga ndonjë stërgjysh. Ai përmban (çaji, jo gjyshi) nenexhik, bar blete, bar limoni, lule kamomili dhe fara finoku. Në frymen e edukatës së vjetër, konservuesit dhe ngjyruesit artificial nuk kanë ç'kërkojnë këtu.

DEKLARIMI NUTRITIV

Hranilna vrednost na 100 ml / 250 ml

Energji: 103 kJ/24 kcal 258 kJ/60 kcal
Yndyrë: 0 g 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g 0 g
Karbohidrate: 5,9 g 14,8 g
Prej të cilave sheqerna: 5,9 g 14,8 g
Proteina: 0 g 0 g
Kripë: 0 g 0 g

Sola Čaj

Multisola

Multisola


Zgjedhja e duhur për ata që kryejnë disa detyra njëkohësisht ose për ata që fokusohen tek vetëm një gjë. Madje, disa detyra janë më të vështira dhe më të lodhshme se ç'duken në shikim të parë. Dhe pikërisht atëherë është më mirë të marrësh ndihmën e duhur nga portokalli, limoni, ananasi, rrushi i bardhë, marakuja, mandarina, bananja, mangoja dhe gujava. Një emër aq i gjatë nuk është shumë praktik, ndaj kanë vendosur ta quajnë "Multi Sola" dhe kjo nofkë u shkon shumë mirë. Ofrohen në forma të ndryshme: kanaçe, shishe plastike të përmasave të ndryshme dhe me ambalazh praktik Pure-Pak®.

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 196 kJ/46 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 11 g
Prej të cilave sheqerna: 11 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g
Vitamina: (% PDV)
Vitaminë C: 12 mg (15 %)
Niacinë: 2,7 mg (16,9 %)
Vitaminë E: 1,8 mg (15 %)
Acid pantotenik: 0,9 mg (15 %)
Vitaminë B6: 0,3 mg (21,4 %)
Vitaminë A (nga provitamina A): 240 µg (30 %)
Tiaminë: 0,21 mg (19 %)
Acid folik: 30 µg (15 %)
Biotinë: 23 µg (45 %)
Vitaminë B12: 0,38 µg (15 %)
Sola Limonadë

Me çdo pije të preferuar njeriu bie në dashuri që në gllënkë të parë, kurse Sola Limonadë ka qenë protagonisti i shumë historive të shijshme. Shija e saj e veçantë shtëpiake e limonit, limonit të athët dhe portokallit të freskon në momentin kur të prek buzën. Nëse Sola Limonadë do të fitonte ndonjë çmim, në fjalimin e pranimit me siguri do të përmendte bollëkun e vitaminës C e cila e shoqëron kudo. Dhe kjo në shishe plastike prej 0,5 dhe 1,5 l.

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 152 kJ / 36 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 8,6 g
Prej të cilave sheqerna: 8,6 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g
Vitaminë C: 12 mg (15 %)

Sola Limonadë

Sola Chabeso

Sola Šebesa


Çfarë ndodh kur je në Sola-On dhe diçkaje të njohur i shton diçka freskuese? Atëherë krijohet Sola Chabeso prej luleve aromatike të shtogut të cilave në vend të limonit (ishte i zënë me punë) u kemi shtuar llojin autokton slloven të mollës që quhet bobovec, e cila mund të mburret me begatinë e vitaminës C. Që atëherë të dyja prezantohen me nofkën "Chabeso". Nëse lejoni, do të shtonim vetëm se është rastësi që nofka rimon me fjalët siç janë "espresso", "shpreso" dhe "beso".

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 201 kJ/47 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 9,5 g
Prej të cilave sheqerna: 9,2 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g
Sola Pjeshkë

Shkelqësinë e saj të lëngshme mund t'ua ofroni mysafirëve ose vetes, në gotën tuaj më të preferuar. Për një kënaqësi akoma më të madhe rekomandojmë ta shoqëroni me muzikën klasike pranë dritares së hapur në mënyrë që të ndërthuret me tingujt e cicërimave të zogjve. Për ta bërë edhe më mirë, imagjinoni veten duke dëgjuar oden e ëmbël të pjeshkave të pjekura në ambalazhin 1 litërsh Pure-Pak® .

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 211 kJ/50 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 12,3 g
Prej të cilave sheqerna: 11,9 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g

Sola Pjeshkë

Sola jabolko

Sola Mollë


Molla e parë do të ishte shumë krenare po të dinte se stër-stër- stër-stërnipërit e saj do të argetoheshin bashkë në një lëng aq të mirë si Sola. I shtrydhur nga mollat më të shijshme për të shuar çdo etje dhe tejkaluar çdo lloj sfide. Është i përsosur për të vrapuar shpejt pas autobusit, për të mësuar shpejt, ose për t'i dhënë monoçikletës akoma më shpejt, ose për të kënduar këngët e improvizuara në dush. Mund të zgjidhni midis kanaçes 0,33 l dhe ambalazhit 1 litërsh Pure-Pak® .

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 201 kJ/47 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 11,7 g
Prej të cilave sheqerna: 11,3 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g
Sola pomaračna

Lëng i cili kujdeset që të mos mbetesh vetëm lëvozhgë. Nëse do t'i sigurosh vetes mjaftueshëm fruta freskuese, dozën e plotë të vitaminës C për sistemin tënd të imunitetit dhe shijen e natyrës e ke prioritet, atëherë Sola portokall është lëng njëqind përqind për ty. Mund ta marrësh kudo dhe kurdo. Mund të jetë tifozi juaj më i zjarrtë kur mëson natën, kur ha zemër pasdite ose je duke dhënë provimin e fundit të vitit shkollor. Sido që të jetë, e ke në kanaçe prej 0,33 l ose në ambalazhin 1 litërsh Pure-Pak®.

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 203 kJ/48 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0g
Karbohidrate: 11,9 g
Prej të cilave sheqerna: 11,3 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0 g

Sola Portokall

Sola IsoŠport

Sola IsoSport


(Për një eksperiencë më të mirë, rekomandojmë të bëni ushtrime gjatë leximit të teksit)
Nëse vrapon për të kapur një pije izotonike joalkolike e cila përmban të gjitha karbohidratet, vitaminat dhe mineralet për rigjenerimin e trupit pas aktiviteteve sportive, atëherë më mirë është të kapësh një Sola IsoSport. Do të të gdhendet përgjithmonë në sythat e shijes me shijen e saj tipike të agrumeve, falë limonit, qitros dhe mandarinës.
(tani mund të pushosh së bëri ushtrime.)
Mund të shpërblesh veten me një Sola IsoSport 0,5 litërsh. Urime.

DEKLARIMI NUTRITIV

Deklarimi nutritiv për 100 ml

Energji: 78 kJ / 18,3 kcal
Yndyrë: 0 g
prej të cilave të ngopura: 0 g
Karbohidrate: 4,0 g
Prej të cilave sheqerna: 4,0 g
Proteina: 0 g
Kripë: 0,03 g
Vitamina: (% PDV )
Niacinë: 2,7 mg (16,9 %)
Vitaminë E: 1,8 mg (15 %)
Acid pantotenik: 0,9 mg (15 %)
Vitaminë B6: 0,3 mg (21,4 %)
Acid folik: 30 µg (15 %)

Web-faqja jonë përdor disa llojë të kukive të cilët ua mundësojnë përdoruesve një eksperiencë më të mirë, dhe neve na mundësojnë qasjen më të mirë në mënyrën e përdorimit të kësaj web-faqjeje për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.

Emri i kukive

Koha e ruajtjes

Kontrollori

Qëllimi i përpunimit të të dhënave

_ga

2 leti

Google Analytics

Statistika e vizitës së web-faqes

_gid

24 ur

Google Analytics

Statistika e vizitës së web-faqes

_gat_gtag_UA_2261127_1

1 minuta

Google Analytics

Statistika e vizitës së web-faqes

RUAJ
sqAlbanian
sl_SISlovenian en_GBEnglish hrCroatian sqAlbanian